top of page
image.png
image.png
image.png
image.png
image.png
image.png
image.png
image.png
image.png
image.png
image.png
image.png
image.png
image.png
image.png

Kabinetet Dhe Departamentet

Kabinetet dhe departamentet

 

Kabineti i historisw dhe gjeografisw

Kabineti i Historisë dhe Gjeografisë është një mjedis i rëndësishëm në shkollë, ku përdoren harta historike dhe gjeografike, të ndara sipas

periudhave kohore dhe kritereve gjeografike të formulimit si: politike, fizike, ekonomike, ekologjike dhe demografike. Këto harta shërbejnë si mjete didaktike në orët mësimore për t‘i bërë sa më konkrete dhe praktike për nxënësit.

Në këtë kabinet ruhen punimet e nxënësve dhe projektet e tyre. Përveç kësaj, kabinetit i janë vënë në dispozicion dy videoprojektorë

që përdoren për të realizuar orët digjitale. Në mbështetje të kurrikulës, kabinetit i janë shtuar vizitat mësimore në qendra historike, arkeologjike, etnografike dhe gjeografike, përmes ekskursioneve në qytete të ndryshme të territorit shqiptar dhe jashtë tij. Vendet më të vizituara janë:

qendrat muzeale dhe Amfiteatri në Durrës, kalatë dhe qytetet e ndryshme, Arkivi Qendror në Tiranë dhe Muzeu Kombëtar, Qendra e kujtesës së periudhës së regjimit komunist,

qytetet në Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut,

mjediset natyrore dhe parqet natyrore të mbrojtura, për të njohur ndërtimin gjeologjik, relievin, klimën, pasuritë hidrografike, botën bimore dhe shtazore.

Departamenti i Shkencave Shoqërore

 

Departamenti i Shkencave Shoqërore përfshin lëndët:

Qytetari,

Filozofi ,

Sociologji,

Psikologji,

Ekonomi,

si edhe dhe module të cilat kanë për qëllim edukimin qytetar dhe financiar të nxënësve.

Baza materiale e mësimdhënies së këtij departamenti janë tekstet mësimore dhe tabelat ilustruese. Një rol të rëndësishëm zë edhe përdorimi i masmedias.

Mësueset e këtij departamenti, organizojnë aktivitete te ndryshme humanitare dhe sociale. Ato bashkëpunojnë me Kryqin e Kuq për veprimtari humanitare si: dhurimi i gjakut dhe mbledhja e ndihmave për familjet në nevojë.

​

Departamenti i Matematikës

Ky departament ka një rëndësi të veçantë në shkollë, pasi është e nevojshme që, për të ndihmuar nxënësit në mësimin e matematikës, të përdoren mjete dhe materiale didaktike që i shërbejnë mësimdhënies dhe mësimnxënies. Këto mjete didaktike përfshijnë:

1.         Vizoret e madhësive dhe llojeve të ndryshme. Përdoren për të shpjeguar koncepte matematikore dhe për të bërë më të kuptueshme madhësitë dhe llojet e ndryshme të numrave.

2.         Mjetet gjeometrike: Kompast, tabela demonstrative për formulat matematikore, figura, plane dhe trupa gjeometrikë. Janë mjete që ndihmojnë në zgjidhjen e problemave gjeometrike dhe në kuptimin e koncepteve të gjeometrisë.

3.         Grafikët e funksioneve. Përdoren për të vizualizuar funksionet matematikore dhe për të kuptuar marrëdhëniet e tyre në boshtin koordinativ.

4.         Teknologjitë digjitale. Nxënësit punojnë me programe të ndryshme kompjuterike për të zbatuar njohuritë matematikore në mënyrë më efektive. Kjo përfshin aplikacione, softuerë dhe burime online që ndihmojnë në zgjidhjen e problemave matematikore dhe në kuptimin e koncepteve të ndryshme.

 

Departamenti i Matematikës kërkon të përdorë një gamë të gjerë mjetesh dhe teknologjish, për të siguruar një përvojë mësimore sa më efektive dhe tërheqëse për nxënësit.

​

Departamenti i Gjuhës shqipe dhe Letërsisë

 

Është një nga departamentet më kryesore në shkollë, që ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe aftësive në gjuhën shqipe dhe në letërsi. Për të realizuar një mësimdhënie me efikasitet të lartë në lëndën e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, duhen përdorur mjete mësimore dhe materiale burimore të larmishme. Shkolla zotëron mjete dhe materiale mësimore të tilla si:

1.         Fjalorët e gjuhës shqipe. Përdoren për të kuptuar dhe për të përdorur gjuhën shqipe në mënyrë të saktë dhe efektive.

2.         Kritika letrare dhe analiza gjuhësore. Këto materiale ndihmojnë nxënësit të kuptojnë strukturën dhe përmbajtjen e teksteve letrare, si dhe të zhvillojnë aftësinë për të analizuar dhe vlerësuar tekste letrare.

3.         Veprat letrare. Nxënësit studiojnë dhe analizojnë vepra të ndryshme letrare, duke përfshirë poezi, romane, tregime, ese, drama, etj.

4.         Biblioteka e shkollës. Përmban një shumëllojshmëri veprash letrare të cilat shfrytëzohen nga nxënësit për të zgjeruar njohuritë e tyre dhe për të kultivuar dashurinë për leximin.

 

Për të promovuar leximin dhe për të pasuruar bibliotekën e shkollës e atë personale, departamenti zhvillon aktivitete të ndryshme gjatë muajit të librit në tetor. Përveç kësaj, organizohen takime dhe diskutime me shkrimtarë të ndryshëm, duke sjellë përpara nxënësve përvojën dhe mendimet e tyre në lidhje me letërsinë dhe kulturën letrare. Këto aktivitete ndihmojnë në zgjerimin e horizontit kulturor të nxënësve dhe në stimulimin e interesit për letërsinë.

​

                          Ekipi lëndor i Gjuhëve të huaja

Ekipi lëndor i gjuhëve të huaja është një nga strukturat që punon në bazë të një plani vjetor të hartuar nga kryetarja e ekipit, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë. Ky ekip diskuton mbi problematika të ndryshme në model dhe organizon aktivitete me rastin e Ditës Europiane të Gjuhëve të Huaja, të cilat ndihmojnë në promovimin dhe vlerësimin e diversitetit gjuhësor.

Në vitet e fundit, ky departament ka pasur bashkëpunim me Corpusin e Paqes

dhe është bërë pjesë e një projekti kombëtar "Let's talk together about us 2024". Në këtë projekt, nxënësit kanë krijuar një draft projekt në lidhje me hartimin e planeve mësimore, Portofolin European të Gjuhëve të Huaja, projektet, mënyrën e vlerësimit dhe shkëmbimin e përvojave në orë të konkretizuara.

​

                                  Laboratori i Fizikës

Laboratori i Fizikës është pasuruar me një gamë të gjerë pajisjesh didaktike,  duke  përfshirë  komplete  për  elektricitetin  dhe

elektromagnetizmin, komplete për mekanikën, dinanometra, ampermetra, voltmetera, peshore të forcave, tabela demonstruese, etj. Laboratori ka ekzistuar që nga fillimi i krijimit të shkollës së mesme dhe vit pas viti është pasuruar dhe zhvilluar.

Në vitin shkollor 2022-2023, me kontributin e komunitetit të nxënësve dhe prindërve, laboratori u konsolidua në një ambient të përshtatshëm, ku nxënësit zhvillojnë orët mësimore. Sipas programit, disa orë mësimore zhvillohen në mënyrë demonstrative në natyrë dhe në kabinetin e informatikës, duke

përdorur teknologjinë digjitale. Ky përmirësim ka ndihmuar në zhvillimin e mësimit në një mjedis të përshtatshëm, për të kryer eksperimente të ndryshme dhe për të bërë sa më praktike orët e fizikës.

​

                                       Laboratori i Kimisë

Laboratori i Kimisë ka qenë dhe mbetet një ambient i rëndësishëm për zhvillimin e mësimit në lëndën e Kimisë në shkollë. Me larmishmërinë e mjeteve didaktike që zotëron, ky kabinet siguron një

përvojë mësimore cilësore për nxënësit. Në vitin 2022-2023, me kontributin e komunitetit dhe nxënësve, kabineti u përshtat në një ambient të posaçëm, duke shtuar dhe përmirësuar pajisjet ekzistuese. Në laborator ndodhen këto mjete mësimore dhe pajisje :

1.         Tabela demonstrative e Mendelejevit. Shërben për të vizualizuar organizimin e elementeve kimike në tabelën periodike.

2.         Reagjentë        kimikë, preparate kimike dhe substance kimike, të cilat shërbejnë për të kryer eksperimente dhe demonstrime në lidhje me reaksionet kimike.

3.         Aparate dhe pajisje laboratorike për të realizuar mësime praktike dhe për të kryer analiza kimike.

4.         Gypa, mbajtës, llambë, shufra që përdoren për të kryer veprimtari praktike në laborator.

5.         Pjata petri. Përdoren për të vendosur dhe për të ndërmarrë reaksione kimike në forma të ndryshme.

Këto pajisje dhe mjete didaktike ndihmojnë në përshkrimin dhe në kuptimin e koncepteve të ndryshme kimike, duke siguruar një përvojë mësimore të larmishme për nxënësit.

​

                                  Laboratori i Biologjisë

 

 Laboratori i Biologjisë ka një bazë materiale didaktike të larmishme për të zhvilluar orët mësimore. Kjo bazë materiale përfshin mokete për të studiuar strukturën e qelizave, organizmit të njeriut, luleve, strukturën e ADN-së, etj. Gjithashtu, janë përfshirë tabela demonstruese dhe një mikroskop për të shqyrtuar qelizat e organizmave në detaje. Laboratori është pajisur edhe me një videoprojektor i cili ka përmirësuar metodat e mësimdhënies në lëndën e biologjisë, për ta bërë më interesante dhe të qartë materien.

 

Ky kabinet luan një rol shumë të rëndësishëm edhe në zhvillimin e aktiviteteve në mbrojtje të mjedisit. Këtu përfshihen aktivitete të tilla si: riciklimi, pastrimi dhe gjelbërimi i mjedisit.

Shkolla jonë ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme, duke bashkëpunuar me organizata humanitare të cilat zhvillojnë veprimtari në mbrojtje të mjedisit.

Nxënësit e shkollës kanë dhënë kontributin e tyre në grumbullimin e plastikës për riciklim, veprimtari kjo e zhvilluar nga organizata humanitare River Clean-un Albania. Për kontributin e nxënësve, organizata i dhuroi shkollës pemë (agrume).

Këto veprimtari ndikojnë në ndërgjegjësimin e nxënësve për t’u kujdesur ndaj mjedisit.

​

                              Kabineti i Informatikës

 

Kabineti i Informatikës është një domosdoshmëri e kohës digjitale. Në shkollën tonë, ai është pasuruar vit pas viti. Në vitin 2003, ky kabinet kishte vetëm 3 kompjutera ndërsa sot, shkolla ka 2 laboratorë dhe 3 klasa digjitale. Brenda këtyre laboratorëve, ka tableta, kompjutera     dhe laptopë bashkëkohorë.

Në vitin 2023, laboratorit iu shtua edhe një Smartboard, duke u kthyer në një Smartlab në funksion të zhvillimit të orëve digjitale në të gjitha lëndët mësimore. Laboratori i informatikës vihet në dispozicion të nxënësve për plotësimin e procedurave të zhvillimit të Maturës Shtetërore.

Digjitalizimi, si një kërkesë e kohës, ka sjellë edhe një vetëkualifikim në rritje dhe interes të shtuar nga ana e mësuesve për të qenë sa më të përgatitur për regjistrin elektronik SMIP, tashmë një realitet në shkollat shqiptare. Ky përdorim ka ndihmuar në përmirësimin e përvojës mësimore dhe në ofrimin e mundësive më të mira për nxënësit, për të zhvilluar shkathtësitë e tyre në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Shkolla ka zhvilluar një faqe interneti që ofron informacione, programe, zhvillime, si edhe aktivitete të reja në fushën e teknologjisë.

​

                                Biblioteka e shkollës

Biblioteka e institucionit arsimor ka për qëllim t`iu shërbejë nxënësve dhe mësuesve. Ajo ka një fond prej 2700 librash në shërbim të lexuesve të shkollës.

Kjo bibliotekë ofron libra nga fusha të ndryshme, libra shkencorë dhe artistikë të cilët përfshijnë një larmishmëri temash.

Përgjegjësja e bibliotekës siguron shërbimin e bibliotekës për lexuesit e saj. Ajo bashkëpunon me punonjësit arsimorë të institucionit dhe nxënësit për pasurimin e bibliotekës dhe kryen inventarizimin.

Biblioteka vazhdimisht pasurohet me kontributin e autorëve të ndryshëm, nga vetë shkolla (kontributi i senatit, nxënësve dhe mësuesve) dhe nga Zyra Vendore Arsimore. Në bibliotekë

ruhen edhe tekstet alternative të dhëna nga shtëpitë botuese.

Ky mjedis përdoret për zhvillimin e aktiviteteve letrare dhe për takime të ndryshme me të ftuar. Biblioteka e shkollës sonë gjithashtu bashkëpunon me bibliotekën e qytetit në aktivitete të ndryshme letrare. Në vitin 2020, në bashkëpunim me bibliotekën e qytetit, zhvilloi konkursin "Antologjia e Penës Rinore", me krijime letrare të nxënësve të gjimnazeve të qytetit të Durrësit. Nxënëset e shkollës sonë Migena Xhaferri dhe Amanda Xhafaj fituan vende të para në prozë dhe në poezi. Ky konkurs synonte nxitjen e krijimtarisë letrare për talentet e reja.

​

                                  Ambientet sportive

Gjimnazi “Leonik Tomeo” zotëron mjedise të përshtatshme për të zhvilluar orët mësimore të Edukimit fizik, si edhe veprimtarive të tjera sportive.

Mjediset sportive përfshijnë:

1.         një palestër

2.         dy fusha tenisi

3.         një kalçeto

Mjetet mësimore si: topa futbolli, volejbolli, basketbolli, piketa, rrathë, litarë, etj, bëjnë të mundur realizimin e orëve mësimore efektive dhe të larmishme.

Një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe krijimit të ekipeve të ndryshme sportive, me pjesëmarjen e nxënësve në gara dhe veprimtari të organizuara nga shkolla dhe Zyra Arsimore.

Shkolla jonë merr pjesë në kampionate të ndryshme mes shkollave të qytetit, në disiplina sportive si: futboll, volejboll, basketboll dhe atletikë. Zhvillohen gjithshtu, ndeshje miqësore të vazhdueshme midis gjimnazeve publike dhe private të qytetit të Durrësit.

​

                                           Oficeri i Sigurisë

Siguria në shkollë është një element thelbësor i parandalimit të dukurive negative, si brenda ashtu edhe jashtë mjediseve të shkollës. Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Ministrinë e brendshme, morën një iniciativë të përbashkët për të krijuar një mjedis të nxëni të sigurt për nxënësit, stafin dhe komunitetin.

Në mars të vitit 2019, shkolla jonë u përfshi në projektin “Oficerët e Sigurisë në Shkolla”.

Oficeri i sigurisë në gjimnazin tonë, Aleksandër Gjeçi, krijon një mjedis të sigurt dhe një klimë miqësore, përmes ndërtimit të marrëdhënieve të forta dhe të qëndrueshme. Nëpërmjet veprimtarive të ndryshme, informon dhe ndërgjegjëson nxënësit për fenomenet negative,

Në fillimin e vitit të ri shkollor 2022- 2023, në ambientet e shkollës, në kuadër të marrjes së masave për sigurinë, u zhvillua një takim me Zëvendësministrin e Brendshëm, Prefektin e Qarkut, titullarë të institucioneve që bëjnë pjesë në task forcën për Qarkun e Durrësit, për sektorin e sigurisë.

Oficeri i sigurisë ndërvepron me nxënësit, mësuesit, psikologen dhe punonjësen sociale të shkollës, drejtuesit, prindërit dhe komunitetin e shkollës, Zyrën Arsimore dhe Policinë e Shtetit.

​

                               Shërbimi psiko-social

Shërbimi psiko-social në shkollë luan një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien mendore dhe fizike të nxënësve. Ai ndihmon gjithashtu në lehtësimin e procesit të të nxënit.

Shërbimi psiko-social u krijua për herë të parë në vitin 2013 për shkollat shqiptare, përmes Urdhrit nr.344 “Për ngritjen e njësisë së shërbimit psiko-social”. Në shkollën tonë ky shërbim u ofrua në vitin 2014, me psikologe Bleda Kadiu, shërbim të cilin e kreu deri në vitin 2020.

Në vitin 2020, këtij shërbimi iu shtua edhe punonjësja sociale, për të parandaluar, vlerësuar dhe ndërhyrë në aspektet sociale dhe psikologjike të nxënësve, si dhe për të forcuar bashkëpunimin mes mësuesve, nxënësve, prindërve dhe komunitetit.

Punonjëset e shërbimit psiko- social kombinojnë punën e tyre me mësuesit kujdestarë, prindërit, drejtuesit e shkollës dhe oficerin e sigurisë.

Ato identifikojnë problematika sociale dhe psikologjike të nxënësve, si dhe ofrojnë ndihmë për të kapërcyer vështirësitë e hasura prej tyre, në rrugën e arritjeve të rezultateve akademike apo përballimin e sfidave të jetës në një shoqëri në zhvillim.

Në shkollën tonë janë zhvilluar një numër i madh aktivitetesh me qëllim sensibilizimin e nxënësve për tema të larmishme sociale e psikologjike.

​

                                        Qeveria e nxënësve

Qeveria e nxënësve është një strukturë organizative e pavarur e nxënësve në shkollë. Ajo përfaqëson mendimin e masës së nxënësve për çështjet e shkollës, mësimit dhe edukimit të tyre.

Edhe në shkollën tonë funksionon me shumë efektivitet kjo strukturë. Qeveria e nxënësve tanë, si një strukturë e pavarur, ndihmon në rritjen e iniciativës dhe vetëveprimit të tyre, në zhvillimin e mendimit të lirë dhe krijues, në forcimin e personalitetit, në aftësimin për të marrë përsipër përgjegjësi, si dhe në krijimin e një mentaliteti dhe një psikologjie të re për pozicionin dhe rolin e nxënësve në shkollë. Ata përgatiten për t’u bërë partnerë dhe pjesëmarrës aktivë në proceset e ndryshimeve demokratike në shkollë dhe në komunitet, duke u bërë qytetarë të denjë

të një shoqërie të emancipuar. Qeveria e nxënësve funksionon nëpëmjet organeve dhe një strukture të caktuar.

Ajo përbëhet nga:

1.         Mësuesi koordinator

2.         Presidenti i shkollës

3.         Senatorët

Secili prej tyre ka rolin e vet dhe        kryen me përgjegjësi detyrat e ngarkuara.

Senatori i klasës:

1.         Ndihmon në zgjidhjen e problemeve të klasës.

2.         Përfaqëson zërin e nxënësve të klasës së tij.

3.         Organizon aktivitete në bazë klase.

4.         Bën propozime për aktivitete e veprimtari.

Senatori është një nxënës që zotëron kompetenca në të gjitha fushat e dijes. Ai është i komunikueshëm, i përkushtuar, i qartë në mendime, i aftë për të përfaqësuar zërin e nxënësve të klasës së tij.

 

Presidenti i shkollës:

1.         Kontrollon çdo gjë që bën Qeveria e Nxënësve.

2.         Përfaqëson shkollën në takime të ndryshme brenda dhe jashtë saj.

3.         Propozon dhe jep miratimin përfundimtar të aktiviteteve.

4.         Merr pjesë si vëzhgues në mbledhjet e bordit të shkollës dhe këshillit pedagogjik.

5.         Raporton te mësuesi koordinator.

bottom of page