Infrastruktura e Shkollës
Infrastruktura e shkollws
Gjimnazi "Leonik Tomeo" zotëron një infrastrukturë të pasur e të plotë që përfshin ambiente të jashtme dhe të brendshme. Ambientet e jashtme përfshijnë oborrin, me një sipërfaqe prej 7000 m², si dhe ambientet sportive. Në vitin 2019, u bë e mundur që të shtrohet oborri i shkollës dhe të rehabilitohet sistemi i kullimit. Kjo u realizua në mënyrë vullnetare nga komuniteti shkollor. Çdo vit, në oborrin e shkollës mbillen pemë, kjo falë bashkëpunimit me lëvizjet vullnetare.
Ambientet e brendshme të shkollës përfshijnë:
1. 4 kate, nga të cilat 30 ambiente janë klasa
2. 1 bibliotekë
3. 1 sallë informatike
4. 1 ambient për aktivitete
5. 1 zyrë sekretarie
6. 1 zyrë drejtori
7. 3 zyra zëvendësdrejtorësh
8. 1 sallë për mësuesit
Shkolla zotëron :
1. Laboratorin e Kimisë (në katin e parë)
2. Laboratorin e Biologjisë (në katin e dytë)
3. Laboratorin e Fizikës (në katin e tretë)
4. 2 laboratorë kompjuterash (në katin e tretë dhe të katërt)
5. Ambientet e mjeteve didaktike për lëndët e tjera të Shkencave Shoqërore.
Këta laboratorë dhe ambiente shërbejnë për mbarëvajtjen e punës së ekipeve lëndore dhe janë krijuar në funksion të zhvillimit të procesit mësimor-edukativ. Po ashtu, janë krijuar ambiente të posaçme për oficerin e sigurisë, psikologen dhe punonjësen sociale të shkollës.
Rikonstruksioni dhe pasurimi i vazhdueshëm me mjete didaktike për laboratorin e Fizikës, Kimisë, Biologjisë, Informatikës, si edhe për kabinetet e lëndëve të tjera si: Matematika, Historia, Gjeografia, Gjuha shqipe dhe Letërsia, Shkencat shoqërore, etj, ka qenë rezultat i kontributit të komunitetit të prindërve dhe nxënësve të shkollës.prindërve dhe nxënësve të shkollës.
Shkolla dikur dhe shkolla sot( foto)


